Transmetuar më 12-07-2014, 12:29

Ajo e ka treguar vazhdimisht se ka qenë një ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të kampionatit botëror të futbollit. Këngëtarja Rihanna ka shkuar në Rio de Janeiro të Brazilit, për të qenë prezente në finalen e mbrëmjes së nesërme të kampionatit botëror të futbollit.

Por ndonëse kishte vetëm një orë në këtë shtet 26 vjeçarja u fotografua e veshur në mënyrë sportive, duke pirë birrë në ballkonin e hotelit.

E veshur me pantallona të shkurtra të bardha, kanotiere të zezë që i nxirrte barkun jashtë, Riri u pa teksa dilte nga hoteli për të shëtitur.

Nëpërmjet veshjes së saj ajo tregoi linjat trupore më se në formë, duke rrëmbyer objektivët e fotografëve mbi vete./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit