
Pejë, 12 korrik 2014, NOA.al- Policia e Pejës ka parandaluar një vrasje me pagesë duke vënë në pranga tre persona, të akuzuar për bashkim kriminal në vrasje.
Të ndaluarit janë B.G., 39 vjeç, shqiptar i Kosovës dhe dy shqiptarë të Shqipërisë, S.D., 44 vjeç dhe N.M., 49 vjeç.
Pas informacioneve të marra nga policia se persona të panjohur nga Shqipëria ishin paguar me 40 mijë euro nga një kosovar i panjohur me qëllim që dy shqiptarët të vrisnin një person, nisën hetimet e imtësishme.
Bazuar në këto informacione nisën hetimet intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e këtyre personave të dyshuar dhe parandalimin e vrasjes që sipas informatës ishte planifikuar.
Falë hetimeve dhe masave të fshehta teknike dhe vëzhgimit është arritur që për një kohë të shkurtër të identifikohen tre të dyshuarit dhe të arrestohen nga policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se 39 vjeçari B.G., duke përdorur si ndërmjetës 49 vjeçarin N.M., kishte paguar si vrasës me pagesë 44 vjeçarin S.D.
Në momentin e ndalimit njërit nga tre personat e përfshirë në këtë rast iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me vete. Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





