
Përmet, 12 korrik 2014, NOA.al- Policia e Përmetit ka vënë në pranga një femër të akuzuar për vjedhje në banesa.
Pas hetimeve të uniformave blu u bë arrestimi i 50 vjeçares K.P., e cila dyshohet për vjedhje në banesën e shtetases L.M., ku ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra.
Bazuar në informacionet dhe denoncimet e grumbulluara, dyshohet se 50 vjeçarja ka vjedhur edhe dy banesa të tjera në pallat.
Lidhur me të ndaluarën vijojnë hetimet e mëtejshme për të zbuluar mënyrën e veprimit gjatë vjedhjeve dhe rastet e tjera ku mund të jetë përfshirë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





