
Kancelarja gjermane Angela Merkel njihet si një tifoze e zjarrtë e ekipit përfaqësues. Pasi ka fituar duelin në gjysmëfinale me presidentet e Brazilit, Dilma Rusef, ajo tashmë shpreson të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Argjentinës së Presidentes Kristina Fernandez Kirshner.
E pyetur gjatë një konference për shtyp për finalen e së dielës midis Gjermanisë dhe Argjentinës, Merkel ka shprehur besimin për fitoren e gjermanëve. “Shpresoj të fitojnë”, – ka thënë ajo, duke vijuar: “Por lipset përqendrimi i jashtëzakonshëm, që unë mendoj se djemve tanë nuk u mungon, dhe pastaj dëshirë për ta fituar. Unë mendoj se Gjermania fiton.”
Ndërkaq, mesfushori i Gjermanisë, Bastian Shvajnstajger ka deklaruar se skuadra e tij duhet ta harrojë atë fitore të jashtëzakonshme të arritur në gjysmëfinale ndaj Brazilit, nëse synon të triumfojë në finalen e së dielës ndaj Argjentinës.
“Sigurisht që ishte një fitore e bukur, por tashmë e kemi lënë atë pas krahëve dhe po mendojmë vetëm për të dielën, ku gjithçka nis nga 0-0”.
Kurse ndihmëstrajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, theksoi se skuadra e tij e kishe studiuar mënyrën sesi ia doli mbanë Holanda ta neutralizonte Mesin. "Ne e pamë sesi holandezët arritën ta nxirrnin Mesin nga loja, por edhe ne kemi një plan të veçantë për të, po që unë nuk do ta zbuloj këtu”, – tha ai.
Futbollisti brazilian, Nejmar, i ka shtangur sërish bashkëatdhetarët e tij, duke deklaruar se në finalen e madhe të Botërorit do të bëjë tifo për Argjentinën.
Pas atij turpërimi të Brazilit në gjysmëfinale përballë Gjermanisë, gjëja e fundit që brazilianët do të dëshironin ishte që Argjentina ta fitonte Botërorin pikërisht në shtëpinë e tyre.
Por, gjatë një konference për shtyp, Nejmari ka deklaruar se shpreson që shokët e tij të skuadrës te Barcelona, Lionel Mesi dhe Havier Maskerano, ta fitojnë trofeun e kampionëve të botës.
Braziliani ka veçuar Mesin, duke thënë se ka ardhur koha që 4 herë fituesi i Topit të Artë më në fund ta fitojë edhe një titull të kampionit të botës.
Katastrofë futbollistike për Brazilin, shkatërrohet në shtëpi nga Gjermania
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





