Transmetuar më 11-07-2014, 22:30
Një vajzë në kryeqytet, mbrëmjen e sotme ka denoncuar plaçkitje që thotë se i kanë bërë ndërsa ishte në autobusin urban.
E reja E.D., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, sonte në orën 20:50 ka qenë në urbanin e unazës dhe kur ka ndaluar në qendër, pranë urës së vogël të Lanës, ka konstatuar se i ishte zhdukur portofoli nga çanta.
Vajza denoncoi rastin në polici dhe tha se pasi ishte në autobus dhe ka dalë jashtë tij, i kanë vjedhur portofolin ku kishte dokumente dhe para.
Policia e Tiranës thotë se vajza dyshon që vjedhja e portofolit t’i jetë bërë fshehurazi kur qëndronte në autobus ose kur sapo ka dalë prej tij. /a.c/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd