
Televizioni holandez, RTL Niews ka publikuar një video që gjeni këtu, e cila ka filmim amator të momenteve kur u gjuajt penalltia e parë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës.
Bëhet fjalë për topin e goditur nga njëmbëdhjetëmetërshi nga Ron Vlaar.
Televizioni holandez thotë se bazuar në filmimin amator, është e qartë se penalltia ishte gol, pasi topi u fut brenda territorit të rrjetës ku edhe gjendej portieri, i cili e priti brenda saj dhe rendi jashtë portës duke brohoritur se kishte pritur topin.
Në rrjetet sociale kjo video që është parë nga miliona njerëz, shihet si provë e qartë se penalltia e parë që pasoi humbjen e Holandës, ishte gol por nuk u dha. /a.c/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





