
Kuzhinieri i njohur shqiptar, Renato Mekolli, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në jurinë e konkursit të gatimit “Masterchef Albania”, i cili përfundoi pak kohë më parë, ka dhënë në faqen e tij të Facebook, për të gjithë fansat dhe adhuruesit e gatimeve të tij, recetën e gatimit të një akulloreje me çokollatë.
“Akullore çokollatë. E kërkuat dhe nuk mund ta shmang”, shkruan në Facebook Mekolli, duke lënë të kuptohet se janë kërkesat e shutma të fansave dhe ndjekësve, ato që e kanë shtyrë të publikojë këtë recetë. Lexojeni më poshtë.
Duhen:
1 litër qumësht, 100 ml panna, 100 gr sheqer, 1 vanilje, 200 gr çokokrem
I zieni të gjitha bashkë.
160 gr të verdha vezësh dhe 50 gr sheqer i përzieni dhe i vendosni tek qumështi që keni zierë më parë. Më pas vendoseni në zjarr sa të marri një valë. E lini në frigorifer për 1 ditë dhe e fusni në akull.
Pasi të ketë ngrirë ( jo plotësisht) e kaloni ne multi. Përsërisni këtë veprim 3 herë çdo 5 orë dhe do të keni një akullore të freskët për ju, familjen dhe fëmijët. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





