Transmetuar më 11-07-2014, 17:36

Pas festës së Milanit, që i dha start epokës Inzaghi, gjatë natës Mario Balotelli mendoi të bashkohej me korin me mënyrën më të sikletshme për klubin kuqezi.

Sulmuesi postoi në Instagram një foto që e tregon teksa drejton armën. Filozofia e diçiturës është e qartë, ja drejtoj armën atyre që më kritikojnë.

Komenti i Balotellit për foton e postuar konfirmon këtë teori, “Një puthje për të gjithë ata që më urrejnë”.

Provokim i pastër, një lëvizje nga ato të stilit të Balotellit, por dikush duhet ti ketë këshilluar ta fshijë foton e papëlqyeshme, dhe Balotelli e bëri diçka të tillë duke e hequr nga profili i tij, por ishte shumë vonë, pasi fotoja e kishte bërë xhiron e botës.

Dhe të mendosh që vetëm pak orë më parë, Filippo Inzaghi e kishte përkufizuar si një shembull dhe pasuri të Milanit.

Natyrisht që ky nuk ishte urimi më i mirë i Balotellit për fillimin e punës të trajnerit të ri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit