Transmetuar më 11-07-2014, 17:21

Më 4 korrik, agjentët e Transportation Security Administration, në Amerikë kanë gjetur dhe sekuestruar vetëm gjatë një dite 18 armë zjarri, të cilat ishin gati për të hipur në avionë e për tu transportuar në destinacione të ndryshme.

Sipas agjentëve, ky është një rekord i ri. Gjatë vitit të fundit, në aeroportet e Amerikës janë kapur mbi 1500 armë. Disa prej tyre janë me të vërtetë shumë të veçanta, siç tregohen edhe në fotografitë e mëposhtme, të cilat janë publikuar më parë nga TSA në rrjet.

Duke nisur nga pistoletat e shpatat e samurave e deri tek bombat e paplasura, përfshirë edhe cigaret elektronike shumë të veçanta të cilat duken si granata, ju ftojmë t’i shikoni më poshtë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit