Transmetuar më 11-07-2014, 17:06

Vijojnë provokimet e lojtarit të futbollit, Mario Balotelli në rrjetet sociale. Këtë herë Super Mario ka postuar një foto në rrjetin Instagram, në të cilën, sulmuesi i Milanit shfaqet me një pushkë në dorë, duke marrë pozicion gati për të qëlluar një objektiv.

Pranë fotos, si diçiturë ai ka shkruar: “Një puthje të madhe të gjithë atyre që më urrejnë”. Fotoja ka ngelur në profilin e tij për shumë pak kohë, pasi më pas është hequr dhe fshirë nga vetë ai.

Në të njëjtën kohë, për fatin e tij të keq, fotoja është shpërndare në rrjetë të tjera sociale si Facebook e Twitter nga ndjekës të shumtë të Super Mario, duke e bërë atë virale. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit