
Tiranë, 11 korrik 2014, NOA.al – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht Gjergj Bakallbashin, me funksion Drejtor në Bashkinë e Tiranës.
ILDKPKI bën me dije se Bakallbashi ka shkelur nenin 257/a të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehjen ose deklarimin rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Kallëzimi penal ndaj tij është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Si rrjedhojë, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





