
Tiranë, 11 korrik 2014, NOA.al – Gjatë ditës së sotme është rihapur një korsi në autostradën Tiranë-Elbasan. Kjo autostradë u bllokua më 25 qershor të këtij viti.
Deri më sot, kalimi nga Tirana për në Elbasan është bërë nëpërmjet Qafë Kërrabës. Burimet bëjnë të ditur për NOA.al se kjo gjendje do të vazhdojë deri më 1 gusht, duke bërë që makinat të udhëtojnë në një korsi në këtë autostradë.
Deri në këtë datë do të kryhen punime në aksin Bradashesh- hyrje e tunelit. Punimet në të gjithë autostradën parashikohen të përfundojnë në fund të këtij viti. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





