
Konfirmohet, Suarez ke Barcelona. Tani mbyllni sytë dhe provoni të imagjinoni këtë trekënbësh: Messi në pikën nevralgjike, dhe përkrah tij, talenti shpërthyes i Neymar dhe efikasiteti i shpejtësisë së një futbollisti si Luis Suarez.
Nuk është thjesht fantazi, pasi do të jetë ky sulmi i Barcelonës 2014-2015. Është realitet pasi erdhi zyrtarizimi, Luis Suarez është sulmuesi më i ri i Barcelonës.
Në të vërtetë flitet se Barcelona dhe Liverpuli e kishin gjetur akordin para pak ditësh. Në fund katalanasit duket se i kënaqën deri në fund kërkesat e klubit anglez, pasi në arkat e Liverpulit do të derdhet një shumë nga 75 deri në 78 milionë në krahasim me çmimin prej 80 milionë eurosh që kishin vendosur anglezët.
Deri në minutat e fundit, Barcelona tentoi të fuste në tratativa si kundërshpërblim dhe kilianin Alexis Sanchez për të ulur shumën që duhet të paguajë në Cash, por nuk u bë asgjë, kështu që Liverpuli do të marrë nga 75 deri në 78 milionë euro, ndërsa Sanchez vetëm një ditë më parë u zyrtarizua të Arsenali.
Suarez do të zbarkojë në Barcelonë javën e ardhshme, siç lexohet në komunikatën e Barcelonës.
Kur të vijë momenti i vizitave mjekësore pas së cilave do të firmosë kontratën e tij të re 5 vjeçare me katalanasit do ti prezantohet dhe mediave e tifozëve.
Për momentin El Pistolero shprehet: “Te Liverpuli lë zemrën time, është një qytet ku jam ndier shumë mirë me gjithë familjen time.
Tani për mua fillon një aventurë e re. Barcelona është një ëndërr, dhe jam shumë i lumtur e i karikuar që do të luaj në një klub fantastik”.
Për një kohë të gjatë është folur edhe për mundësinë e përfshirjes në kontratën e Suarez edhe të një klauzole anti-kafshim, që do të parashikonte penalizimin e lojtarit nëse përsërit gjestin antisportiv.
Për momentin nuk ka as konfirmime dhe as përgënjeshtrime për diçka të tillë. Duhet pritur prezantimi i javës së ardhshme që të shpërndahen dhe dyshimet e fundit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





