Transmetuar më 11-07-2014, 13:35

Është vetëm 17 vjeç dhe ka hyrë në rekordet Guinnes si femra më e gjatë në botë. Turkja Rumeysa Gelgi, nga Safranbolu, qytezë 120 kilometra larg Ankarasë, për shkak të rekordit të saj i duhet të përballet me shumë vështirësi.

Rumeysa, është femra më e gjatë në botë. Adoleshentja nuk arrin që të lëvizë gjithkund me shumë lehtësi pasi është plot 2 metra e 13.5 centimetra e gjatë.

Supergjatësia e saj sipas mjekëve, lidhet me një sëmundje genetike, e njohur si sindroma Weaver, e cila i shkakton një rritje të pakontrolluar të pjesëve të ndryshme të trupit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit