Transmetuar më 11-07-2014, 13:01

Fier, 11 korrik 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Lushnjes i koduar “Motorët e Krutjes” bëri të mundur arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

22 vjeçari Bernard Xhaka u arrestua ndërsa u shpall në kërkim 19 vjeçari S.Z., që të dy nga Lushnja të akuzuar për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e policisë dyshohet se të sipërpërmendurit janë autorët e dyshuar të gjashtë vjedhjeve. Më 10 korrik dy të dyshuarit kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit A.M. në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje.

Gjatë së njëjtës ditë dy të dyshuarit kanë vjedhur motorin e shtetasit H.M., në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje. Në datën 10 korrik kanë vjedhur motorin e shtetasit N.Sh., në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje.

Në 6 qershor është vjedhur motorri i shtetasit S. V., në fshatin Grabian Lushnje, në 28 maj është vjedhur motorri i shtetasit L .Sh , në Allprenaj, Lushnje.

Në 8 maj 2014 është vjedhur motorri i shtetasit A. G., në lagjen “20 Tetori” Lushnje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motoçikletë tip  “Dajang” 50 CC, një motoçiklet  tip  “Lifan” 50 CC dhe një motoçiklet  tip  “Jamaha”  660 CC./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit