Transmetuar më 11-07-2014, 11:54

Mat, 11 korrik 2014, NOA.al- Një minator 22 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shembjes së një masivi dheu në minierën ku punonte.

Ermal Bushi, ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e shembjes së dheut duke bërë që të dërgohet në spitalin e Burrelit.

Për shkak të gjendjes së rëndë 22 vjeçari do të transportohet me helikopter drejt kryeqytetit, për të marrë ndihmë më të specializuar.

Lidhur me aksidentin e ndodhur në minierë kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po punojnë për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit