Transmetuar më 11-07-2014, 10:36

Elbasan, 11 korrik 2014, NOA.al- Ish- drejtoresha e Hipotekës në Elbasan po procedohet penalisht pas denoncimit të bërë ndaj saj në polici.

38 vjeçarja R.P., është denoncuar nga një banori i fshatit Mjekës me iniciale H.C., duke thënë se ish-drejtoresha e Hipotekës, nuk i ka njohur një pronë të cilën i sipërpërmenduri e kishte me dokumente të rregullta, por ia ka dhënë në mënyrë fiktive një personi tjetër.

Në ngarkim të 38 vjeçares vijojnë hetimet për të zbuluar detaje rreth aktivitetit të saj, ndërsa materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shpërdorim detyre”./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit