
Elbasan, 11 korrik 2014, NOA.al- Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për një 41 vjeçar i akuzuar për trafikim të miturish, vepër e konsumuar para 16 vitesh.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se 41 vjeçari A.L., bazuar në hetimet e kryera nga seksioni i trafiqeve të paligjshme, dyshohet se gjatë vitit 1998, ka trafikuar në qytetin e Selanikut në Greqi, me qëllim shfrytëzimi dy të mitur.
Personat e shfrytëzuar janë D.T., 24 vjeç dhe F.T., 29 vjeç, vëllezër nga Elbasani, të cilët kanë bërë edhe kallëzimin ndaj shfrytëzuesit të tyre.
Lidhur me këtë rast marterialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





