Transmetuar më 11-07-2014, 09:55

Korçë, 11 korrik 2014, NOA.al- Një burrë i moshës 64 vjeçare është gjetur i mbytur në lumë. Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se viktima është 64 vjeçari A.C., me banim në fshatin Vashtëm të Korçës, i cili u gjet i mbytur në lumin e Dunavecit.

Sipas deklarimit të familjarëve në orët e vona të natës së lënë pas, viktima ishte larguar për të peshkuar dhe nuk ishte kthyer më.

Të shqetësuar familjarët kanë dalë për ta kërkuar, duke e gjetur të pajetë. Paraprakisht dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit