Transmetuar më 11-07-2014, 09:23

Hekuri është një nga elementët më të rëndësishëm për rritjen e një fëmije, pasi përfshihet në shumë funksione biologjike.

Sipas një studimi të zhvilluar në Itali, 80% e fëmijëve me moshë nga gjashtë deri në 36 muajsh, vuajnë nga mungesa e hekurit.

Hekuri është i lidhur me një pjesë të mirë të funksioneve dhe sjelljeve të sistemit nervor qendror.

E rëndësishme është që të përfshihen ushqime që përmbajnë këtë element, duke filluar që nga mosha gjashtë mujore. Veçanërisht këshillohet mishi, peshku, bishtajat, perime, spinaq etj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit