
Milano, 11 korrik 2014, NOA.al- “Mallkuar qoftë dita që të njoha”. Nuk është shprehja e një filmi, por historia e një të moshuari nga Milano në Itali me moshë 67 vjeçare, i cili nuk ka të drejtë për pensionin e pleqërisë, për faj të një martese.
Çdo formë pensioni duket e largët për Pierluigi Catanzaro, një i moshuar italian i cili jeton në rrugën Eugenio Quarti. Për të marrë pensionin social burri duhet të shlyejë detyrimet e gruas, të cilën nuk e shikon më që nga dita e dasmës, 15 vite më parë.
Gruaja Blerta K., një shqiptare me moshë 35 vjeçare, u zhduk pa gjurmë sapo shtyri në duar certifikatën e martesës të cilën duket se e ka përdorur për të marrë leje qëndrimi dhe që nga ai moment nuk është dukur më.
“Dy ditë pas zhdukjes së saj, shkova në kuesturë. Më treguan disa fotografi dhe njoha dëshmitarët e dasmës. Ishin dy italianë me precedent penalë. Policia më shpjegoi se bënin pjesë në një organizatë që merrej me mashtrim. Për time shoqe, zbulova se ishte një prostitutë”, thotë Pierluigi.
Gruaja tregon ai, i ishte prezantuar nga një fqinje tek e cila pastronte. Një punë të cilën duket se e bënte për mbulesë.
Së fundmi teksa kërkoi pensionin social, i moshuari u përball me surprizën, pasi gruaja kishte përdorur dokumentet për të mbuluar detyrimet e saj, duke i hequr të drejtën për të marrë pension./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





