
Tiranë, 11 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 11 korrik 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Opozita: Bojkot. Grushta në Kuvend, goditet Gent Strazimiri”.
Tituj të tjerë janë; “Strazimiri: Në grupin e PS janë 19 deputetë me precedentë. Ndreu: Nuk të paska mjaftuar rripi”.
“Ksamil, e mitura 15 vjeçare rëndë në spital. E dashura refuzon martesën, i riu qëllon me thikë atë dhe veten”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Berisha merr zvarrë PD. Sherr në klubin e Kuvendit pas sharjeve ordinere të Strazimirit ndaj Ndreut”.
Tituj të tjerë janë; “Çuçi” Reforma territorial, Shqipëria do të ndahet si Irlanda”.
“6 mujori, ALBpetrol rrit të ardhurat, Rama: 11 milionë dollarë më shumë se vjet”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “5500 dosje pronash, AKKP: Do zbardhim dosjet "peng”.
Tituj të tjerë janë; “Vrasja e trefishtë, djali i autorit: Më kërkoi një gotë ujë para se të vdiste. Edmond Kolgjini: Depresion i çastit, s’ka lidhje me vejushën”.
“Gjyqtarët, politikës: Mos na denigroni të gjithëve”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Vrasja e Santos, zbardhen dëshmitë e Gjozajve në Prokurori, ja provat që i lanë në qeli”.
Tituj të tjerë janë; “Reforma territoriale, PDIU thyen bojkotin, çon përfaqësues në komision”.
“Si nisi sherri mes Strazimirit, Ndreut e Ndokës, PD lë Kuvendin pa afat”.
“Karçini”, akuza mbështetet vetëm tek dëshmia e Sinanajt”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Kush janë 19 vrasësit dhe kriminelët në Parlament?! PD akuzon, por asnjë politikan i PD-së nuk guxon të përmendë emra. Pse? Kanë frikë apo edhe vetë selia blu ka deputetë të inkriminuar?”.
Tituj të tjerë janë; “Rregullat dhe kuotat e reja të përfitimit nga ndihma ekonomike”.
“Veliaj shpërndan këstin e parë për 200 ish-të përndjekur, përfitimet”.
“Rama dhe Basha, “konkurrencë” me postimet e imazheve të lulishteve, si kanë qenë dhe si janë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





