Transmetuar më 11-07-2014, 07:58

Do të shitet në ankand në muajin shtator certifikata e martesës mes Napoleone Bonaparte dhe gruas së tij të parë Giuseppina.

Dokumenti daton më 8 mars të vitit 1796, një ditë para ceremonisë martesore dhe është firmosur nga perandori i ardhshëm dhe e fejuara e asaj kohe Marie Josephe Rose Tascher de La Pagerie, e njohur ndryshe si Giusepppina, konteshë e Beauharnais.

Certifikata do të shitet në ankand për një çmim i cili do të nisë nga 100 mijë euro dhe do të shitet në Paris.

Në një fragment të certifikatës lexohet, “Në asnjë mënyrë nuk mund të jemi përgjegjës për borxhet e të tretëve dhe mes çiftit nuk do të ketë asnjë pronë të përbashkët”. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit