Transmetuar më 11-07-2014, 07:45

Tek disa erëza janë zbuluar aftësitë e tyre antitumorale, duke u rekomanduar që të përdoren sa më shpesh.

Sidomos në verë kur larmishmëria e gatimeve është më e madhe, erëzat mund të përdoren gjerësisht. Por cilat janë erëzat që kanë veti për të parandaluar kancerin? Mjeku italian onkolog Cesare Gridelli, thotë se kanella ndihmon pasi cilësohet si një nga antioksidantët më të mirë natyralë.

Gjithashtu arra moskat, ka veti antitumorale pasi është në gjendje që të bllokojë disa lloje kanceri, mes tyre atë në lëkurë dhe në aparatin tretës.

Rozmarina, parandalon disa lloje kanceri. Rol më të madh luan kundër kancerit në lëkurë.

Rigoni, ka veti antitumorale, veçanërisht në parandalimin e kancerit të prostatës./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit