Transmetuar më 11-07-2014, 00:55

Shkup, 11 korrik 2014 – Një helikopter i policisë kufitare të Maqedonisë është rrëzuar në afërsi të një zone industriale në qytetin Strumica, në lindje të vendit.

Burime pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme informuan se në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën katër persona, që ishin pjesë e ekuipazhit.

Autoritetet thonë se dyshohet edhe për viktima të tjera.

Fatkeqësia ka ndodhur pak para mesnatës në periferi të qytetit në një zonë industriale.

Dëshmitarët thanë se helikopteri është përplasur me një antenë të Radios Maqedonase, që ishte me një gjatësi prej 140 metrave.

Pas përplasjes, helikopteri ka përfunduar i copëtuar në disa pjesë në zonën përreth.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit