
Ngrënia e tepërt dhe kryesisht e ushqimeve me shumë kalori dhe yndyrë, jo vetëm që favorizon shtimin në peshë dhe obezitetin, por ka pasoja të drejtpërdrejta edhe në trurin e femrave dhe në aktivitetin fizik dhe mendor.
Është ky rezultati i një studimi amerikan i University of California Los Angeles, i publikuar në revistën shkencore “Physiology and Behavior”.
Sipas drejtuesve të studimit, të zhvilluar mbi disa minj, ngrënia e ushqimeve me yndyrë dhe kalori, ngadalëson aktivitetin e trurit.
U vu re se ata minj që ndiqnin një regjim ushqimor me shumë kalori, pas tre muajsh kishin një reagim më të ngadaltë të trurit, krahasuar me ata minj që ndiqnin një regjim ushqimor më të ekuilibruar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





