Transmetuar më 10-07-2014, 18:26

Shkodër, 10 korrik 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Shkodrës dhe Pukës bëri të mundur zbulimin e tetë parcela të mbjella me lëndë narkotike.
Në vendin e quajtur fshati Pult, komuna Pult, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar gjashtë parcela me 1890 rrënjë kanabis sativa.
Në vendin e quajtur fshati Iballë, komuna Iballë, e rrethit Pukë, janë gjetur dhe asgjësuar dy parcela me 355 rrënjë kanabis sativa.
Aktualisht po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





