Transmetuar më 10-07-2014, 17:32

Lionel Messi u ekzaltua si rrallë herë, në karrierën e tij pas kualifikimit të Argjentinës në finale të Kupës së Botës pas 24 vjetësh.

As kontrolli antidoping nuk mund t’ia hiqte buzëqeshjen 27-vjeçarit, që nxitoi të shkruante në rrjetet sociale për këtë arritje shumë të rëndësishme me kombëtaren.

“Fati deshi që unë t’i nënshtrohem testit antidoping dhe për këtë arsye nuk mund ta përjetoja këtë moment të veçantë me shokët e mi në dhomat e zhveshjes.

Jam shumë krenar si pjesë e këtij grupi. Të gjithë janë fenomenalë, çfarë ndeshje zhvilluan, ësht një çmenduri!”

Më pas një dedikim i veçantë i Messit për mikun e tij gazetar, Jorge Topo Lopez, i cili humbi jetën aksidentalisht në Brazil.

“Një përqafim i madh për Argjentinën, dhe një kujtim shumë i veçantë për Jorge Topo Lopez. Kjo fitore është veçanërisht për ty mik. Një përqafim të madh edhe familjes ime, ju dua shumë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit