Transmetuar më 10-07-2014, 16:23

Rob Griffiths u detyrua që të lërë punën e tij, për shkak të frikës nga fasulet. Historia e pazakontë ka si protagonist një kuzhinier 31 vjeçar nga Anglia, i cili braktisi sobën dhe kuzhinën, për shkak të frikës nga fasulet.

Sindroma nga e cila vuan quhet “leguminophobia” dhe Griffiths beson se kjo i ka ardhur nga vëllezërit kur ishte ende i vogël, të cilët i quanin fasulet “djaj portokalli”.

“Më hidhnin fasule sipër dhe tashmë i kam tmerr. Kur gatuheshin fasule, unë largohesha me vrap dhe fshihesha. Ishte shumë e dhimbshme, u detyrova të lë punën, pasi nuk i shikoja dot fasulet”, thotë 31 vjeçari./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit