Transmetuar më 10-07-2014, 16:07

Tiranë, 10 korrik 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama deklaron se në 300 ditët e qeverisë së drejtuar prej tij Albpetroli, kaloi nga kthetrat e korrupsionit në duart e shtetit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama e cilëson një shifër krahasuese ndër më rrënqethëset, 1.12 miliardë lekë ose 11 milionë dollarë më shumë të ardhura nga Albpetrol, për 6 muajt e parë 2014, 63% më shumë se 2013, gjë që sipas tij tregon se ç’është bërë me pasurinë kombëtare të këtij vendi nga ata që deri dje e rrënuan Shqipërinë dhe si gjithçka, edhe Albpetrolin.

“Zotimi për rilindjen e shtetit si kujdestar i pasurisë kombëtare është një zotim i mbajtur, edhe pse ky është vetëm fillimi”, shkruan Rama, duke publikuar një grafik krahasues të të ardhurave të gjashtë mujorit të vitit 2013 dhe ato të këtij viti./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit