Transmetuar më 10-07-2014, 15:59

Një ditëlindje e veçantë ajo e Abigail Walsh, një vajzë bujare e cila mbushi 7 vjeç. Vogëlushja amerikane shprehu dëshirën që të marrë si dhuratë libra, jo për veten e saj, por për t’ua çuar fëmijëve që ndodhen të shtruar në spital.

“Kam mjaftueshëm lodra, dhe kështu që dua dhurata për fëmijët në spital. Falë librave je e lumtur, pasi mund të shkosh në vende ku nuk ke qenë asnjëherë”, deklaroi Abigail, duke shtuar se dëshiron ti ndihmojë pacientët e vegjël që të gjejnë një rrugë arratie nëpërmjet leximit.

Familja e saj, dorëzoi një pako të madhe me libra në spitalin pediatrik të Salt Lake City./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit