



“Çojeni në finale, siç e shikoni nuk është e lehtë, por e meritoni…” Janë këto fjalët e kapura në tribunë nga një tifoz brazilian, i bërë i famshëm në të gjithë botën.
I moshuari Clovis Fernandes ka emocionuar dhe prekur mijëra vetë me imazhin e tij teksa përqafon kupën e botës, i përlotur. Ishte pjesa e parë e ndeshjes më të “çmendur” të të gjithë botërorëve.
Buzëqeshte në fillim të ndeshjes Brazil- Gjermani, ngrinte kupën dhe bënte tifo pë skuadrën të cilën e ka pasur në zemër në 60 kombëtare të ndryshme dhe në 150 ndeshje.
Një burrë i përkushtuar gjithë jetën pas Selecao, i pranishëm në të gjitha ndeshjet e ekipit brazilian, dhe i njohur ndryshe si i dymbëdhjeti në fushë.
Ndërsa rezultati 7- 1 konsolidohej në fushë, Clovis ndryshonte gjithnjë e më shumë shprehje, deri sa përfundoi në lot.
Në fund të ndeshjes, mblodhi veten dhe ia dorëzoi kupën fituesve duke i vlerësuar si më të mirët.
“Merre, çoje në finale”, i tha tifozi i moshuar, një tifozeje të Gjermanisë dhe djalit të saj të vogël, duke e uruar për fitoren.
Pasioni i tij për futbollin dhe Brazilin nisi në vitin 1970, kur ndoqi në televizor botërorin meksikanë.
20 vite më vonë realizoi ëndrrën e tij, duke marrë pjesë në botërorin e Italisë, ku Brazili, u eleminua në katërshen e finales nga Argjentina.
Por për të përballja nuk përfiundoi në mënyrë tragjike dy ditë më parë në Belo Horizonte, pasi thotë se, “Shihemi në 2018-ën”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





