Transmetuar më 10-07-2014, 13:55

“Nuk e doja më”. Me këtë frazë Nicole ‘Nikki’ Kelly, 22 vjeç nga New York, justifikoi vrasjen e djalit të saj 11 muajsh, para policisë.

Gruaja e cila mbyti fëmijën e saj, i publikoi fotografitë e kufomës në Facebook, duke shkruar mesazhin “RIP Tinkabutt”.

Nicole ‘Nikki’ Kelly akuzohet për vrasjen e djalit të saj, Kiam Felix, Jr, duke e shtrënguar me një çarçaf dhe duke i bllokuar frymëmarrjen.

Gjithnjë në profilin e saj në Facebook, gruaja shkruante, “Më mungon i vogli im dhe doja që të ekzistonte një mënyrë për të të kthyer në jetë. Ndihem shum keq që jam nëna jote dhe duhet të të mbroja. E di që shpirti i tij do të jetë përreth meje”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit