
Tiranë, NOA.al – Sipas MeteoAlb, zonat malore si edhe një pjesë e zonës së ulët do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët ndërsa zonat bregdetare do të dominohen nga alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.
Parashikohet që pasditja të sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëtat vlera konstante.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor e për pasojë dallgëzimi në det do të jetë 3 – 4 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale, për pasoje moti i kthjellët do të jetë dominues. Në shumë rajone të kontinentit temperaturat do të jenë të larta, kryesisht në Europën jugperëndimore.
Sa i përket rajonit të Mesdheut, Europës Juglindore dhe gadishullit të Ballkanit do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe shirave. Po ashtu Europa Qendrore dhe zona e Alpeve do të kenë rrebeshe shiu./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





