Transmetuar më 10-07-2014, 12:45

Kjo është periudha më e përshtatshme e vitit për të konsumuar lëngun e qershive mundësisht të tharta përpara gjumit. Edhe pse muaji qershor ka disa ditë që ka kaluar, përsëri qershitë i gjeni gjithandej dhe lehtësisht në çdo dyqan.
Koncentrati i këtij lëngu është një burim i shkëlqyer i melatoninës, hormone që rregullon cilësinë e gjumit dhe ndihmon trupin të rigjenerohet gjatë natës.
Antioksidantët që përmbahen në këtë lëng të koncentruar qershish kanë veti antiinflamatore duke përmirësuar shëndetin në total dhe artritin në veçanti. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





