Transmetuar më 10-07-2014, 10:32

Lezhë, 10 korrik 2014, NOA.al- Një urë 900 vjeçare është zbuluar në qytetin e Lezhës. Ajo njihet nga banorët me emrin “Ura e Plakut Gjon”.

Monumenti është zbuluar në komunën Kallmet, në fshatin Rrabosht. Vetë banorët e zonës kanë treguar se e kanë ditur gjithmonë për ekzistencën e kësaj ure, por nuk ishin në dijeni të moshës së saj.

Ura e zbuluar ishte mbuluar prej kohësh nga ferra dhe shkurre. Specialistët e monumenteve, pasi kanë vizituar dhe ekspertuar zonën përreth dhe monumentin e ri të zbuluar së fundmi, kanë konfirmuar se ndërtimi i saj daton në vitin 1100. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit