Transmetuar më 10-07-2014, 10:18

Vlorë, 10 korrik 2014, NOA.al- Rreth 1025 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar në qytetin e Vlorës. Bima ishte e mbjellë në 9 parcela.

Sipas burimeve bëhet e ditur se bima është pikasur nga Seksioni i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë, në fshatin Lapardha dhe pikërisht në zonat e njohura si “Përroi i Lugjeve”, “Përroi Kubze” dhe “Valanidh”. Gjatësia e saj arrinte nga 1 metër në 1.7 metra.

Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e kultivuseve. Sasi e gjetur është asgjësuar në vend me djegie. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit