Transmetuar më 10-07-2014, 09:49

Shkodër, 10 korrik 2014, NOA.al –Një sasi prej 3 kilogramë e 452 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është kapur nga policia kufitare në pikëkalimin e Muriqanit. Droga është gjetur në brendësi të një autobusi të linjës Tiranë-Milano.

Në pranga kanë rënë Andrea Çakuli, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Viktor Ndoka, 38 vjeç, banues në Laç. Dy të sipërpërmendurit, të arrestuar në flagrancë, janë menaxherë të një Agjencie Turistike

Pas një kontrolli të ushtruar në mjetin tip autobus me targa ET 075 EG, lënda narkotike është gjetur e mbështjellë në dy pako me natribanë. Pas hetimeve dhe verifikimeve të bëra nga policia është konkluduar se Viktor Ndoka ia kishte dhënë këtë sasi të marijuanës Andrea Çakullit, për ta kaluar atë në Itali. Policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit