Transmetuar më 10-07-2014, 06:28

Një turiste angleze e cila këto ditë u gjend në plazhin Magaluf në Majorka të Spanjës, është shndërruar në hitin pikant të verës me skenat që bëri duke kaluar 24 meshkuj njëri pas tjetrit në seks oral.

Britanikja ka dashur të pijë sa më shumë. Nën avujt e alkoolit dhe eksitimit, ajo i është sulur meshkujve që ndodheshin rreth e rrotull dhe në këmbim të një pijeje, u ka dhuruar spektakël oral.

Sikundër shihet në pamjet filmike që u publikuan nga një DJ spanjoll i pranishëm në party e kësaj ngjarjeje, vajza ka nisur të bëjë seks oral me një djalë dhe ka pasuar 23 të tjerë të cilët në momentet që ajo u afrohej, ishin mëse gati me mbathje dhe pantallona të ulura.

Mediat spanjolle thonë se vajza ishte stimuluar nga e ashtuquajtura Mamadinga, lojë ku disa bare në Majorka i inkurajojnë vajzat vizitore që të bëjnë seks në këmbim të pijeve falas.

Kryebashkiaku i Majorkës, Manuel Onieva, ka urdhëruar hetime policore për shkak të mamadingave nëpër bare. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit