Transmetuar më 09-07-2014, 20:45

Nuk është aspak e thjeshtë të jeni në formën më të mirë fizike në ambiente shumë të ftohta apo shumë të ngrohta. Edhe pse mund të ketë shumë pasoja negative, përfitimet e të pasurit ftohtë janë të shumta.

Sipas një studimi të realizuar në vitet ‘800 nga fizikanti Carl Wunderlich, temperatura më e mirë për trupin e njeriut është kur ajo arrin 37 gradë Celcius. “Sa më shumë rritemi në moshë, aq më të vështirë e ka trupi të ruajë një temperaturë konstante. Nëse ndodhet në një ambient të ftohtë, trupi nuk mund të ruajë temperaturën konstante për një kohë të gjatë”, ka thënë Doktor Martin Scurr për Mail One.

Trupi arrin temperaturën më të lartë në momentin që personi është me ethe. Edhe pse është një fenomen i padëshiruar, nuk është edhe aq i dëmshëm për organizmin. Temperatura ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe ndaj është tejet e rëndësishme që kur ajo rritet, ta lëmë të ulet vetë, në mënyrë natyrale.

Është e rrezikshme për organizmin të ulësh temperaturën nëpërmjet përdorimit të medikamenteve mjekësore. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët e vegjël. Doktor Scurr këshillon gjithë prindërit që në raste të tilla të fusin fëmijët në ujë të vakët për disa sekonda dhe të shmangin përdorimin e medikamenteve.

Gjithashtu, nxehja e trupit është shumë e rëndësishme për femrat, pasi është sinonim i fertilitetit. Kështu, gjatë periudhës së mensuracioneve, temperatura e trupit të femrave rritet në mënyrë të ngadaltë dhe nëse e matni, ju mund të dalloni me lehtësi se kur është momenti juaj i ovulacionit dhe kështu llogarisni kollaj se kur keni më shumë mundësi për të ngelur shtatzënë. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit