
Sipas psikologut italian Luigi De Maio, i cili ka zhvilluar një studim lidhur me njerëzit ziliqarë, problemi lind qysh në fëmijëri dhe në lidhjen me prindërit.
“Më të rrezikuarit janë ata fëmijë që nuk marrin të njëjtën dashuri me fëmijët e tjerë, dhe që nuk iu tregohet vlerësimi apo kujdesi i duhur”, thotë psikoligu.
Sipas tij, ata të cilët nuk kanë marrë dashurinë e duhur, përballen me rregulla që shpesh i vendosin vetë, duke u bërë më agresivë dhe më ziliqarë në mënyrën e tyre të veprimit.
“Në një farë mënyre, njeriu i rritur ziliqar, është sikur jeton ende në botën e prindërve kur nuk kujdeseshin siç duhet. Studime të ndryshme kanë treguar se zilia është më e shpeshtë te femrat. Arsyeja mund të jetë e lidhur me faktin se kultura e përditshme, i nënvlerëson kryesisht sjelljet e femrave, duke bërë që tek ajo të lindë një zili e verbër”, shprehet De Maio.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





