
Shkodër, 9 korrik 2014, NOA.al- 4 automjete janë përfshirë në një aksident në Krye Bushat të Shkodrës. Si pasojë, një person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime të agjencisë NOA.al informojnë se mjeti tip furistradë me targë AA 225 EE, ka përplasur një autobus pasagjerësh në pjesën e pasme të tij, ku edhe ndodhet motori këtij mjeti. Si pasojë, autobusi është përfshirë në flakë.
Fatmirësisht, shoferi, Rexhep Berisha, 40 vjeç, ka mundur të ndalojë mjetin dhe të zbresë pasagjerët, përpara se autobusi të përfshihej tërësisht në flakë. Vetë shoferi ka marrë disa lëndime të lehta, por ndodhet jashtë çdo lloj rreziku.
Sa i takon personit që ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ai është drejtuesi i mjetit tip Fuoristradë. Policia informon se ai është Agustin Markaj, 58 vjeç, banuse në Balldre, Lezhë. Burimet informojnë se ai ka ngelur i bllokuar brenda në mjet dhe ka mundur të dalë aty 20 minuta pas aksidentit, kur në vendngjarje ka mbërritur policia. Personi është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, ku edhe po merr ndihmën e nevojshme.
Në aksident janë përfshirë edhe një automjet i vogël me targa zvicre si dhe një mjet tjetër, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në atë zonë rastësisht. Në këto dy mjete nuk ka të lënduar./a.s/noa.al
Qëndrimi zyrtar i policisë
Me datën 09. 07. 2014, në aksin rrugor Shkodër – Lezhe, në vendin e quajtur Krye Bushat, ka ndodhur një aksident rrugor. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Autobuz, me targa 01 – 840 CM, me drejtues mjeti shtetasin Rexhep Berisha, vjeç 40, banues në Prishtinë dhe automjeti tip Fuoristradë KIA, me drejtues shtetasin Agustin Markaj, vjeç 58, banues në Balldre, Lezhë.
Si pasojë e përplasjes së fortë autobuzi i cili ka qenë pa pasagjierë është përfshirë nga flakët ndërsa automjeti tjetër ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëhërë në Spitalin Rajonal Shkodër të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e
ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë së shtetit, të zjarrfikëses dhe të Spitalit Shkodër, për tu ardhur në ndihmë personave të dëmtuar.
Shërbimet e policisë rrugore po kryejnë veprimet dhe po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti. Në përfundim do të jepet informacion i plotë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





