Transmetuar më 09-07-2014, 17:36

E rrallë por e vërtetë. Qyteti Blumenau që ndodhet në pjesën jugore të Brazilit, ka nisur traditën e “Oktoberfest”, pavarësisht se banorët e saj janë brazilianë me shtetësi, por me një detaj të vogël për t’u sqaruar, prejardhja e shumë prej tyre është gjermane.

Por për cilën skuadër bënë tifo ata në gjysmëfinalen e Belo Horizontes? Sigurisht që për kombëtaren e Joachim Low, sepse paraardhësit e tyre janë emigrantë gjermanë, dhe kombëtaren e “Panzerave” ata e mbështesin në çdo kompeticion.

Komuniteti i vogël ka ndërtuar një qytezë brenda qytetit që i ngjan shumë stilit gjerman, me ndërtesa tradicionale që i gjen në çdo cep të vendit europian, ndërsa klubet servirin birrë të cilësisë së parë.

Gjermania e vogël në Brazil ruan traditat e popullit nga ka prejardhjen, madje në Blumenau gjen veshje të stilit gjerman.

Çdo vit ky qytet organizon gjithashtu edhe “Oktoberfest” ku marrin pjesë 40-50 mijë njerëz.

Emigrantët e parë gjermanë mbërritën në Blumenau në vitin 1850, dhe sot 30% e qytetit të përbërë nga 320 mijë banorë, është me prejardhje gjermane.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit