Transmetuar më 09-07-2014, 17:26

Lëvozhgat e vezëve përmbajnë 27 mikroelemente esenciale kryesisht të përbëra nga karbonat kalciumi, një strukturë shumë e ngjashme me dhembët dhe kockat e njeriut.

Në testet që janë bërë tek njerëzit dhe kafshët, ka rezultuar përmirësim i dukshëm i kockave, shtim dendësie tek kockat dhe pakësim dhimbjesh reumatike, madje edhe rritje e indit lidhor fleksibël, që gjendet tek kyçet dhe kockat, pas përdorimit të lëvozhgës së vezës.

Ja si ta përdorni:

I marrim lëvozhgat, i shpëlajmë dhe i vendosim të thahen në diell ose në furrë në temperature të ulët. Më pas i bluajmë me një grirëse elektrike. Mund të konsumojmë çdo ditë 3/4 ose 1 lugë çaji, e cila është e barabartë me 800 mg kalcium.

Pluhuri i lëvozhgës së vezëve mund të përdoret edhe për të pergatitur pastë dhëmbësh.

Disa studiues kanadezë, kanë vërtetuar se njerëzit që përdorin lëvozhgën e vezës për larjen e dhëmbëve, kanë dhëmbë më të fortë, më të bardhë dhe smalt më të shëndetshëm. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit