Transmetuar më 09-07-2014, 15:14

Pamela Anderson divorcohet nga bashkëshorti Rick Salomon, vetëm pak muaj pasi u martua me të për herë të dytë.

Ky lajm u komunikua nëpërmjet një qëndrimi zyrtar të aktores. Ish- pjesëmarrësja në serialin “Baywatch” e bëri kërkesën e saj për divorc në një gjykatë të Los Angelos, dhe si motiv i ndarjes cilësohet “mospërputhje karakteri”.

Pamela dhe Rick u martuan për herë të parë pas një miqësie të gjatë në vitin 2007, por martesa e tyre zgjati vetëm një vit.

“Iu kërkojmë mediave të respektojnë privatësinë e Pamelës dhe familjes së saj gjatë kësaj periudhe”, thuhet në komunikatën e agjentit të aktores, Ann Gurrola.

Në muajin janar të këtij viti Pamela u martua për të dytën herë me Salomon, duke u deklaruar shumë e lumtur nga ky vendim.

Ky është divorci i katërt për aktoren, pasi krahas dy martesave me Rick, ajo ka qenë e martuar edhe me muzikantët Tommy Lee (1995-1998) dhe Kid Rock (nga korriku deri në nëntor të vitit 2006)./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit