







E re, pa angazhime dhe e pavetëdijshme për atë që ndodhte. Në moshën 20 vjeçare aktorja Angelina Jolie, ka përdorur lëndë narkotike dhe këtë gjë e dëshmon një video.
Gazeta amerikane “National Enquirer” ka gjetur dhe shpërndarë një video ku aktorja shfaqet duke folur në telefon në gjendje qartësisht të acaruar.
Jolie, asokohe 20 vjeç shihet në një nga dhomat e Ansonia Hotel në Upper West Side në New York, duke folur në telefon për të kërkuar drogë.
Kjo video ka sjellë acarimin e këngëtares, e cila pritet të dalë me një qëndrim zyrtar.
E kaluara e saj e errët nuk është e re, ashtu sikundër nuk është i ri fakti i përdorimit të drogave. Aktualisht Jolie është nënë, producente dhe ambasadore e UNHCR dhe e ka kaluar tashmë periudhën e saj të errët./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





