Transmetuar më 09-07-2014, 14:04

Tiranë, 9 korrik 2014, NOA.al- Një i ri me banim në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë, pas denoncimit të ish të dashurës së tij.

Alban Kaca 19 vjeç, lindur në Burrel dhe me banim në Paskuqan, është arrestuar nën akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Kaca dyshohet se prej muajit dhjetorit e në muajt në vijim i ka marrë të dëmtuarës shumën e 1000 eurove.

Fillimisht shumën e parave ia ka marrë me këste, duke i thënë se do ia kthente gradualisht, por më tej ata janë zënë dhe 19 vjeçari nuk ia ka kthyer më paratë.

Siç raporton NOA.al, vajza i ka kërkuar mbrapsht shumën e parave, por i riu e ka kërcënuar duke i kërkuar para të tjera në mënyrë që të mos publikohej lidhja e tyre.

Përballë kësaj situate, vajza ka bërë denoncimin në polici për ish- të dashurin, duke çuar në arrestimin e tij./k.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit