
Korçë, 9 korrik 2014, NOA.al- Një maraz i akumuluar që nga martesa e babait me një grua tjetër pas vdekjes së nënës, ka bërë që situata të acarohet, pasi njerka kishte sjellë me vete edhe një vajzë.
Një 41 vjeçar me banim në fshatin Goskovë të Korçës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pas denoncimit të thjeshtrës së tij adoleshente.
41 vjeçari S.S., dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së njerkës, K.H, 17 vjeç, banuese në Goskovë.
Burime zyrtare nga policia i thanë NOA.al, 41 vjeçari beqar jetonte në të njëjtën banesë me babanë, njerkën dhe vajzën e saj.
Shkak për konfliktin mes tij dhe 17 vjeçares mësohet të ketë shërbyer debati për shtëpinë, pasi 41 vjeçari i shante dhe u thoshte se ishin të ardhura dhe për rrjedhojë nuk kishin pjesë në shtëpi.
Përgjigjet e adoleshentes ndaj tij dhe shkëmbimet e fjalëve, kanë bërë që 41 vjeçari të ngrejë dorë mbi vajzën e njerkës, duke bërë që kjo e fundit ta denoncojë./k.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





