
Tiranë, 9 korrik 2014, NOA.al- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, denoncoi faktin që vëllai i një deputeti socialist është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Burime të sigurta të Interpolit Ndërkombëtar bëjnë me dije se vëllai i një deputeti të Partisë Socialiste kërkohet nga drejtësia të paktën në dy shtete. Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste është në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton të ketë qenë në kupolën drejtuese të një organizate ndërkombëtare dhe të mirëstrukturuar, që trafikonte marijuanë, heroinë dhe kokainë. Baza e aktivitetit dhe e lëvizjeve të tij është Vlora. Ne po pyesim sot Kryeministrin e vendit, a ka dijeni ai për raporte të tilla të Interpolit Ndërkombëtar?”, deklaroi Vorpsi.
Ajo ngriti pikëpyetje, nëse Kryeministri është në dijeni të faktit se i kërkuari për trafik ndërkombëtar të drogës ka përfituar shumë lehtësi dhe imunitet falë vëllait të tij deputet.
Vorpsi deklaroi se në ditët në vazhdim PD do të publikojë fakte të reja, ndërsa mbetet në pritje të përgjigjes së Kryeministrit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





