
Vapa ka nisur prej kohësh dhe nuk janë të paktë personat që vuajnë prej saj, duke u ankuar pafund. Stina e verës është sinonim i detit, diellit dhe pushimeve, pasi gjatë kësaj kohe ndodhin gjëra të cilat janë të kufizuara gjatë pjesës tjetër të vitit.
Por janë pesë fakte interesante të cilat duhet ti dini për vapën:
-Kur është vapë njerëzit shkojnë në punë me vonesë si dhe rriten simptomat e sëmundjes.
-Përveç pijeve freskuese dhe kondicionerëve, gjithë sektorët e tjerë shënojnë rënie të ndjeshëm të fitimeve.
-Në periudhën e vapës rritet numri i vrasjeve, pasi njerëzit bëhen më agresivë se zakonisht.
-Nxehtësia i bënë njerëzit depresivë, për shkak të vështirësisë për të fjetur rehat gjatë natës.
-I nxehti vret. Në vitin 2003 në Europë, u shënua një numër rekord vdekshmërie prej të nxehtit, ku humbën jetën 70 mijë persona./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





